Tre persona kanë mbetur të vdekur në Reading të Britanisë së Madhe pas një sulmi me thikë. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, ndërsa në pranga ka rënë një 25-vjeçar.

Sulmi ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës. Ngjarja nuk po trajtohet si terrorizëm, megjithatë forcat e kundër-terrorizmit shkuan në vendngjarje.

BBC raport se personi i arrestuar është nga Libia. Ai ka qenë më parë i burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, jo për terrorizëm. Një dëshmitar ka treguar se si autori filloi të lëvizte në park dhe tentonte të godiste me thikë njerëzit.

Ka qenë një oficer policie i cili e ka shtrirë në tokë të riun dhe e ka vënë në pranga. Për krimin e rëndë ka reaguar edhe kryeministri Boris Johnson.

“Mendimet tona janë me të gjithë personat e prekur nga ky incident”, ka thënë ai./tvklan.al