Tre persona të plagosur, arrestohet një sirian

Disa persona u plagosën në një sulm me thikë në një tren të shpejtë që lëvizte mes qyteteve jugore të Gjermanisë, Regensburg dhe Nuremberg. Tre personat e plagosur në tren kanë pësuar lëndime në trup, por janë shtruar në spital ku ndodhen tashmë jashtë rrezikut për jetën. Një 27-vjeçar me kombësi siriane është arrestuar në lidhje me incidentin. Ndërkohë në një zhvillim tjetër pas pesë muajsh mbyllje, u hodh në erë ura Salzbachtal në rajonin Hesse të Gjermanisë.

Gjatë disa muajve, binarët hekurudhor u hoqën për të mbrojtur infrastrukturën përreth ndërsa u hapen 750 vrima për të parandaluar shpërthimet e paplanifikuara.

Aty u vendosën 220 kilogramë eksploziv ndërkohë që 140 banorë u evakuuan nga një rreze prej 250 metrash nga shpërthimi.

Pronarët e deri në 90,000 automjeteve që kishin përdorur urën çdo ditë po presin tashmë me padurim ndërtimin e ri. Ndërsa pjesa jugore e strukturës është gati, ura në tërësi nuk do të jetë e hapur deri në vitin 2023.

Klan News