Tre persona janë vrarë në një sulm me thikë që ka ndodhur në qytetin e Nice në Francë. Sipas autoriteteve franceze, ka qenë një person që ka sulmuar kalimtarët me thikë pranë kishës së Notre Dame. Disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi policia. Ndërkohë që autori i këtij sulmi është arrestuar.

Nga mediat vendase raportohet se njëra nga viktimat është grua, të cilës i është prerë koka. Në vendngjarje për të ndjekur nga afër hetimet ka shkuar edhe kryebashkiaku i Nice. Ai e ka përshkruar ngjarjen si sulm terrorist.

Konfirmoj se rrethanat sugjerojnë për një sulm terrorist në katedralen e Notre Dame. U kërkoj qytetarëve të Nicës që të shmangin kalimin në zonë dhe të lejojnë policinë të kryejë punën”, ka shkruar në Twitter kryetari i Bashkisë së Nice.

Kujtojmë se disa ditë më parë, një mësuesi në Paris iu pre kokame thikë nga një person i dyshuar i radikalizuar, pasi u kishte treguar më parë nxënësve karikatura të Profetit Muhamed. /tvklan.al