Autoritetet ukrainase kanë raportuar se të paktën 2 persona kanë vdekur dhe 3 janë plagosur pasi një eksploziv goditi një ndërtesë banimi në Kiev. Mëngjesin e sotëm, këshilltari i ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka konfirmuar këtë lajm pas bombardimeve.

Më herët, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha se një predhë artilerie ruse kishte goditur një ndërtesë banimi nëntë katëshe dhe kishte dëmtuar disa apartamente. Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se një kullë televizive pranë Rivne në Ukrainën perëndimore është goditur nga një raketë ruse. Nuk dihet nëse ka viktima.

Ndërkohë, gjatë natës 4 persona u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa që synonte ndërtesat administrative në fshatin Stavische, në rajonin Zhytomyr./tvklan.al