Autoritetet: Përgjegjësinë e mori grupi Al-Shabab i lidhur me organizatën terroriste Al-Qaeda

Të paktën tetë persona u vranë në një sulm në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu. Sipas autoriteteve, përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Al-Shabab.

Një zëdhënës i policisë somaleze tha se shefi i policisë në Mogadishu, Farhan Mohamud Qaroleh, ka qenë shënjestër e sulmit, po ka shpëtuar pa u lënduar.

“Një bombardues vetëvrasës, me eksplozivë të rëndë të organizuar nga grupi terrorist Al-Shabab, ka shënjestruar shefin e policisë në Mogadishu”, tha zëdhënësi i policisë, Sadiq Adam Ali.

Al-Shabab kryen sulme kundër civilëve dhe forcave qeveritare në Somali, në përpjekje për të vendosur ligje të ashpra islamike.

Grupi është i lidhur me organizatën terroriste të Al-Qaeda. Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011, por grupi vazhdon të kontrollojë territore të mëdha në disa pjesë të Somalisë.

Klan News