Sulm në tubim zgjedhor, dhjetra të vrarë

Sulm në tubim zgjedhor, dhjetra të vrarë

14:07 17/09/2019

Së paku 24 njerëz u vranë dhe mbi 30 të tjerë u plagosën nga një shpërthim në afërsi të një tubimi zgjedhor në Afganistan.

Në këtë ngjarje në Çarikar – kryeqytet i provincës Parvan – po merrte pjesë edhe presidenti afgan, Ashraf Ghani, por një ndihmës i tij tha se Ghani nuk është plagosur.

Kreu i spitalit të provincës, Abdul Qasim Sangin, tha se shumica e viktimave duket se janë civilë dhe se në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës.

Përgjegjësinë për të nuk e mori ende asnjë grup.

Në një tjetër incident, së paku tre persona u vranë nga një shpërthim në qendër të Kabulit, tha policia.

Militantët talibanë kanë kërcënuar se do t’i përshkallëzojnë sulmet për t’i shkurajuar njerëzit nga votimet në zgjedhjet presidenciale të 28 shtatorit.

Bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për tërheqjen e mijëra trupave amerikane nga Afganistani, janë ndërprerë javën e kaluar.

Bisedimet nuk e kanë përfshirë Qeverinë e Afganistanit. /REL

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori