Një polic është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi një makinë u fut në perimetrin e Kongresit amerikan.

Automjeti përplasi kordonin e sigurisë, e më pas shoferi sulmoi policët duke i goditur me thikë.

Pasi la të vdekur njërin prej tyre dhe plagosi tjetrin, forcat e policisë hapën zjarr ndaj të dyshuarit duke e lënë të vdekur në vend. Viktima dhe autori i sulmit nuk është identifikuar ende.

Në një konferencë shtypi, shefi i policisë së Uashingtonit tha se nga raportet e deritanishme nuk duket që ky sulm të ketë natyrë terroriste.

Pas kësaj ngjarje, Kongresi amerikan është mbyllur dhe perimetri i sigurisë është përforcuar. /tvklan.al