Pak orë më vonë sulm me thikë edhe në Hagë

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm me thikë në Urën e Londrës. BBC raporton se edhe autori i kësaj ngjarje ka vdekur pasi është qëlluar nga policia.

Ndërkohë tre persona të tjerë kanë marrë plagë dhe janë dërguar në spital. Ky sulm është deklaruar nga autoritetet si incident terrorist.

Autori kishte edhe një pajisje shpërthyese, që sipas policisë ishte e rreme. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku shfaqet një kalimtar, i cili përleshet me një person. Më pas shfaqet edhe një oficer policie, i cili i kërkon njerëzve të largohen dhe më pas qëllon me armë.

Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi pak para orës 14:00. Ura e Londrës ka qenë edhe më parë skenë e sulmeve. Më 3 Qershor të 2017-s, 8 vetë u vranë ndërsa shumë të tjerë u plagosën pas një sulmi terrorist.

Por përveç ngjarjes në Londër, një tjetër sulm me thika u regjistrua në Hagë të Holandës. Tre persona mbetën të plagosur pasi u sulmuan në një dyqan. Policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmi ishte terrorist apo jo. /tvklan.al

Sulmi me thikë në Hagë