Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Suedi. Policia vendase ka njoftuar një sulm që ka ndodhur në Suedinë jugore dhe e ka quajtur atë terrorist.

Sipas mediave ndërkombëtare, një i ri ka plagosur me thikë 8 persona. Fillimisht, policia tha se po hetonte incidentin si një vrasje në tentativë por më pas e ka cilësuar si një akt terrorist.

Në një deklaratë, policia ka bërë me dije se kanë qenë qytetarët afër vendit të ngjarjes që kanë denoncuar krimit dhe kanë thënë se disa njerëz ishin sulmuar në Vetlanda.

Policia teksa ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka mundur të arrestojë autorin, por dhe e ka plagosur atë.

I dyshuari për ngjarjen është një 20-vjeçar i cili po merret në pyetje lidhur me motivet e sulmit. Nga ana tjetër Policia njofton se 15 patrulla janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur marrjen në pyetje të qytetarëve të zonës dhe atyre që kanë parë se çfarë ka ndodhur./tvklan.al