Dyshohet për 7 të vrarë në rrugët e qytetit

Të paktën shtatë persona mendohet të jenë vrarë me disa të tjerë janë plagosur në sulme të shumta me armë në Vienë. Aktualisht ngjarja po vazhdon me një ndjekje të madhe të forcave speciale austriake ndaj disa personave që kanë organizuar sulmet në gjashtë pika të ndryshme të qytetit.

Numri i të vdekurve nuk është saktësuar përfundimisht, por tashmë në media qarkullojnë pamjet filmike të njerëzve të armatosur që qëllojnë ndaj civilëve me armë të rënda. Sipas raporteve lokale, dyshohet edhe për një situatë pengmarrjeje.

Dyshohet se disa persona po mbahen nën kërcënimin e armëve në një restorant pranë vendit ku u qëlluan me armë rreth orës 20:00 pranë një sinagoge. Një sulmues mendohet të ketë “hedhur në erë veten”, thanë mediat vendase.

Ministri i Brendshëm austriak i tha televizionit ORF se “për momentin mund të konfirmoj se besojmë se ky është një sulm i dukshëm terrorist”.

Sulmi vjen ndërkohë që Austria pritet të mbyllë baret dhe restorantet në vend nga mesnata e sotme.

Policia e Vienës ka bërë thirrje publikisht që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Tv Klan