Të paktën 24 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në qytetin Mubi të Nigerisë. Sipas BBC, bëhet fjalë për një shpërthim kamikaz që ka ndodhur jastë një xhamie, teksa besimtarët myslimanë po përgatiteshin për faljen e namazit.

Shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve, personi që hodhi veten në erë ishte në xhami, kurse një person tjetër disa metra larg xhamisë aktivizoi shpërthimin e dytë.

Policia lokale tha se dyshohet që pas këtij akti të fshihet grupi terrorist i Boko Haram. Ky grup është aktiv që prej vitit 2009 në Nigeri. Rreth 20 mijë persona janë vrarë nga sulmet e grupit terrorist. /

tvklan.al