Tentoi të zhvishet dhe të lahet në shtëpinë e saj, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është paraqitur në shtëpinë e modeles një ditë pasi ajo kallëzoi në polici një person që kishte tentuar ta vrasë.

 I riu ka shkuar pranë banesës së Jenner dhe pasi i ka rënë derës dhe dritares ka nisur të thërrasë emrin e saj. Menjëherë është vënë në lëvizje ekipi i sigurisë teksa 27-vjeçari ka tentuar të heqë rrobat dhe thuasje nudo është futur në pishinën që ndodhej në oborrin e shtëpisë së modeles.

Forcat e sigurisë kanë arritur ta ndalojnë autorin dhë pak minuta më vonë, aty ka mbërritur policia e cila ka bërë edhe arrestimin e 27-vjeçarit, duke mos arritur kështu të kishte asnjë kontakt me Kendall Jenner. Pasi kaloi 6 orë pas hekuravë ai u la i lirë për shkak të protokolleve të Covid-19 në burg.

Mësohet se pas këtij sulmi supermodelja ka rritur numrin e forcave të sigurisë në banesën e saj. Një ditë më parë autoritetet policore në Los Angeles njoftuan se Jenner u kërcënua me jetë nga një 24-vjeçar i quajtur Malik Boëker. Jenner u paraqit vetë në polici dhe deklaroi se ai e kishte kërcënuar dhe po tentonte ta vriste.

Sipas Jenner, Malik Bowker, kishte planifikuar të blinte një armë zjarri për të vrarë atë dhe veten. Jenner po ashtu deklaron se policia i ka treguar që Boëker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të lirohet së shpejti nga ai vend.

Klan News