Një njësi speciale e policisë së Gjermanisë e ka arrestuar një pjesëtar të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në qytetin jugperëndimor, Mutershtad.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, ka raportuar azilkërkuesi 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ishte arrestuar pas një informacioni nga një person i burgosur në qytetin perëndimor, Gelzenkirhen.

Raportohet se informacioni për të arrestuarin erdhi lidhur me kërcënimet e dyshuara kundër Bundesligës gjermane të futbollit.

Policia nuk ka dhënë më shumë informacione, por theksohet se nuk ishte kërcënim i menjëhershëm. /

tvklan.al