Sulme të përgjakshme mes Izraelit dhe palestinezëve



Sulme të përgjakshme mes Izraelit dhe palestinezëve

10:30 13/05/2021

Numërohen 110 të vrarë, Netanjahu dërgon ushtrinë në Gaza

Shkon në mbi 110 të vrarë bilanci i përplasjes së dhunshme mes Izraelit dhe palestinezëve.  Ajo që ka marrë pamjen e një lufte të vërtetë dhe të përgjakshme po shënon viktima nga të dyja palët.

Në orët e fundit forcat izraelite kanë ndërmarrë një mori sulmesh ajrore mbi Gaza. Forcat palestineze numërojnë mbi 103 viktima ku përfshihen 27 fëmijë dhe 11 gra. 580 persona të tjerë janë plagosur.

Edhe militantët e Hamasit vijojnë të lëshojnë raketa në drejtim të Izraelit, një pjesë e të cilave kanë rënë mbi Tel Aviv ku janë shënuar 7 viktima.

Autoritetet izraelite thanë se kanë vrarë komandantë të lartë të Hamasit si dhe rrëzuan një ndërtesë shumëkatëshe në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje për mobilizimin e 7 mijë rezervistëve ndërsa ka nisur drejt kufirit me Gazën forca të ushtrisë me qëllim sipas tij mbajtjen e situatës nën kontroll.

Luftimet shpërthyen pas disa javësh tensioni në Jerusalemin Lindor, që kulmoi me përplasjet mes myslimanëve dhe hebrenjve në xhaminë Al Akasa, vendin e tretë më të shenjtë të islamit.

Tv Klan










Të ngjashme