Moska ka lëshuar 31 dronë gjatë natës në rajone të ndryshme të Ukrainës

Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonet e Ukrainës, duke  vrarë të paktën tre  persona dhe plagosur tetë të tjerë. Moska lëshoi ​​31 dronë gjatë natës, por mbrojtja ajrore ukrainase mundi të shkatërronte vetëm 23 prej tyre. Në Odesa 3 viktimat u shkaktuan nga copëzat e një droni rus që kishin rënë mbi një ndërtesë në zonën bregdetare.

Ndërsa, në qytetin qendror të Dnipros, një dron rus goditi një ndërtesë shumëkatëshe, duke plagosur disa persona ndërsa dyshohet se ka shumë të tjerë të cilët janë nën rrënoja.

“Droni goditi një bllok apartamentesh nëntëkatëshe. Kati i tetë dhe i nëntë janë shkatërruar. Kemi informacione për tetë të plagosur. Dy persona janë shtruar në spital. Operacioni i shpëtimit vazhdon. Ndoshta mund të jenë dy persona të bllokuar nën rrënoja.”

Sulmet me dronë rusë vijnë teksa Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan të miratojë një pako prej 60 miliardë Dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave të Rusisë, duke argumentuar se kjo do i kushtojë Uashingtonin më e pak sesa pasojat e një fitoreje të mundshmë të Moskës.

Klan News