Policia ka arrestuar 7 persona në lidhje me incidentet e ndodhura në KZAZ numër 11 në Kukës dhe në KZAZ-të e Kamzës dhe Vorës.

Dhjetëra mbështetës të opozitës së bashku me punonjësit e bashkisë së Kukësit u përplasën me forcat e policisë në gjimnazin Havzi Nela në Kukës, aty ku ishte vendosur KZAZ numër 11. Ata tentuan të dëmtojnë bazën materiale dhe i kanë vënë zjarrin atyre.

Pas disa orë tensionesh policia tërhoqi bazën materiale nga KZAZ. Policia njofton se janë arrestuar 4 punonjës të bashkisë dhe një protestues. Janë shpallur në kërkim 7 shtetas, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë katër të tjerë, për veprën penale  “Organizimi i paligjshëm i tubimeve”.

Për trazirat e ndodhur në KZAZ-të e Vorës dhe Kamzës janë arrestuar 3 persona, ndërsa janë proceduar në total 34 persona.

Policia e shtetit u bëri thirrje mbështetësve të opozitës të heqin dorë nga aktet e dhunës, ndërsa ministri i Brendshëm Lleshaj paralajmëroi shkrirjen e policive bashkiake.

Tv Klan