Sulmet në Arabinë Saudite, rritet çmimi i naftës

Sulmet në Arabinë Saudite, rritet çmimi i naftës

12:27 16/09/2019

Trump urdhëron hedhje të rezervave federale në treg

Sulmi ndaj rafinerive më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite ka rritur çmimin e karburanteve në tregjet globale. Rritjen më të madhe e patën çmimet në Shtetet e Bashkuara, ku u rrit me 15% çmimi i naftës së papërpunuar dhe 11% ai i benzinës. Çmimi i naftës arriti në 66.7 Dollarë për fuçi.

Për të frenuar rritjen e mëtejshme të çmimit, Presidenti amerikan Donald Tramp autorizoi përdorimin e naftës nga rezervat federale të Shteteve të Bashkuara.

“Nisur nga sulmet në Arabinë Saudite, që mund të kenë pasur ndikim në çmimet e naftës, autorizova nxjerrjen në treg të naftës nga Rezerva Strategjike e Karburanteve. Sasia që do të nxirret do të përcaktohet sipas kërkesave, në mënyrë që tregu të mos ketë mungesa”.

Ekspertët thonë se kjo luhatje e fortë e çmimeve është e përafërt me atë të periudhës së luftës në Gjirit Persik në vitin 1991. Arabia Saudite përgjysmoi prodhimin e naftës, pas sulmeve të fundjavës në dy rafineritë më të mëdha në lindje të vendit. Përgjysmimi i prodhimit e ka ulur me 5% nivelin e furnizimit me karburant në tregjet globale. Sulmin e morën përsipër rebelët Huthi në Jemen, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Teheranin për autorësinë, pavarësisht se Irani e mohoi kategorikisht.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT