Mohamed Abrini e pranoi së është ai personi i tretë i komandos terroriste të aeroportit të Zaventemit, i njohur ndryshe si “burri me kapele”. Autoritetet belge konfirmuan lajmin, duke deklaruar se, Abrini u ballafaqua me ekspertiza të ndryshme dhe në fund pranoi se kishte marrë pjesë në sulmin terrorist në aeroportin e Brukselit. 31-vjeçari tha para prokurorëve se xhaketën e bardhë e kishte hedhur në një kosh plehrash, ndërsa kapelen e kishte shitur.

Sipas mediave vendase, Abrini u ka rrëfyer hetuesve se celula terroriste e 22 Marsit, kishte në plan të rikthehej në Paris e të godiste sërish kryeqytetin francez, por ndryshuan plan për shkak të avancimit të hetimeve në Belgjikë ditët e fundit.abrini

Mohamed Abrini u arrestua të premten nga policia belge në komunën Anderleht në Bruksel, në një operacion që në total dërgoi në pranga 6 persona. Ai ishte kthyer në njeriun më të kërkuar në Europë, që pas arrestimit të Salah Abdeslam më 18 Mars. Abrini ishte një nga autorët kyç të masakrës së Parisit, më 13 Nëntor të vitit të kaluar, ndërsa ishte fotografuar në shoqërinë e Salah Abdeslam dy ditë përpara sulmit terrorist në Paris, që shkaktoi 130 viktima.

Tv Klan