Do të duhen muaj që aeroporti i Brukselit të rihapet plotësisht. Kjo është bërë e ditur nga shefi ekzekutiv i kompanisë, pas sulmeve nga terroristët islamikë.

Arnaud Feist, tha se shpresonte që aeroporti do të hapej me kapacitet 20% të mërkurën, por do të duhen muaj para se të veprohet me kapacitet të plotë.

35 persona humbën jetën dhe 96 të tjerë janë ende në spital, pasi sulmi targetoi aeroportin dhe metronë.

Aeroporti është duke kryer teste për të vlerësuar nëse mund të rifillojë fluturimet.

Institucionet e Bashkimit Europian janë duke u marrë me rritjen e masave të sigurisë.

Rreth 800 punëtorëve të aeroportit, iu kërkua që të ktheheshin në punë të Martën, për të testuar disa rregullime, duke përfshirë një kontroll të përkohshëm të zonës./tvklan.al