Prokuroria belge ka publikuar një video të re , ku shfaqet terroristi i mbijetuar sulmit në aeroportin e Brukselit, duke treguar dhe rrugën që ai ka bërë pas largimit nga aeroporti i Zaventemit.

Ata kërkojnë informacione nga personat, të cilët e kanë ndeshur përballë këtë njeri.

I kapur nga kamerat e sigurisë, ai shfaqet e veshur me kapele dhe me një xhaketë të ngjyrë të hapur. Sipas hetuesve, më pas ai e ka hedhur xhaketën dhe për këtë kërkohet ndihma e publikut që të raportojnë nëse e kanë gjetur.

Më datë 22 Mars i ashtuquajturi Shteti Islamik, vra 32 perosna në sulmet kamikaze në aeroportin dhe metronë e Brukselit.

te dyshuarit-brukseli

Tre kamikazë dyshohet se kanë qenë në aeroport, dy ndër ta humbën jetën duke shpërthyer bombat.

“Burri me kapele “, sicc e quajnë tashmë hetuesit belgë, është fiksruar nga kamerat e sigurisë  duke shturë një karrorcë së bashkur me dy kamikazët.