Presidenti Ilir Meta ka dënuar sulmet terroriste në Vienë, ku disa persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.

Në një reagim në Twitter, kreu i shtetit shkruan se mbrëmja e sotme ishte e tmerrshme, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për viktimat që humbën jetën nga këto sulme.

“Lajme të tmerrshme nga Viena sonte. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe qytetarët e Vienës. Ne qëndrojmë të vendosur krah aleatëve tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Edhe liderë të tjerë kanë shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmeve dhe kanë dënuar këto akte terroriste. /tvklan.al