Franca ka rritur sigurinë e kufijve dhe autoritetet kanë bërë thirrje për një reformë të lëvizjes së lirë në BE, në mbrojtje për sulmet terroriste.

Presidenti Emmanuel Macron, në një deklaratë për mediat tha se zona Shengen e BE, e cila lejon njerëzit të kalojnë kufijtë lirshëm, mund të ketë nevojë për reformë.

Ai është shprehur se duhet të rritet siguria në kufijtë e BE, pasi Evropa po përballet me kërcënimin e sulmeve terroriste.

Thirrja e Macron vjen në një kohë ku Evropa është në ankth për shkak të sulmeve të fundit në Nise dhe në Vienë, por dhe pas ngjarjeve në Francë dhe zemërimit të mysilmanëve.

Macron ka kërkuar që situata të qetësohet dhe në një intervistë është shprehur se ai nuk është kundër myslimanëve “Unë nuk do të lejoj askënd të pretendojë se Franca, po nxit racizëm kundër myslimanëve“, ka thënë ai.  

Tashmë alarmi i sigurisë së Francës është në nivelin më të lartë, me mijëra ushtarë janë vendosur për të mbrojtur institucionet fetare dhe shkollat./tvklan.al