Xhixha dhe Skuka do të tregojnë vlerat me Arabinë

Redon Xhixha dhe Xhuliano Skuka janë dy nga sulmuesit e grumbulluar me kombëtaren për miqësoren me Arabinë. Trajneri Reja e pranoi këtë më herët gjatë një intervistë për Tv Klan. Njëri i Tiranës dhe tjetri i Partizanit janë futbollistë që këtë sezon po tregojnë se e kanë merituar ftesën e kombëtares. Xhixha është golashënuesi më i mirë me 10 gola në 8 ndeshje.

Lojtar i shpejtë, më nuhatje para portës dhe me goditje të mirë nga kënde të ndryshme. Talenti i tij është vënë re mjaft mirë nga trajneri i bardhebluve Orges Shehi, i cili ka vënë edhe lojtarë të tjerë në dispozicion të Xhixhës dhe ky i fundit po e shpërblen besimin dhe impenjimin e shokëve të skuadrës.

Nga ana tjetër Skuka ka shënuar 4 në 8 ndeshje, por e gjithë skuadra e Partizanit ka realizuar 8 gola gjithsej. Me fitore minimale dhe cinike të kuqtë janë në vendin e parë në renditje dhe kjo tregon se Skuka duhet shfrytëzuar më mirë. 24-vjeçari ka nevojë të marrë më shumë topa në zonë pasi aftësitë e tij kanë treguar se mund të zgjidhë situatë.

Tv Klan