Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se fushata e sofistikuar e një sulmi kibernetik është një rrezik i madh për qeverinë, si dhe për sektorin privat. Hakerat kanë sulmuar disa faqe qeveritare dhe agjencisë të ndryshme, ku mes tyre ishin faqet zyrtare të Departamentit të Tregtisë dhe të Thesarit në SHBA.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurimit të Infrastrukturës kanë deklaruar se reagimi kundër këtij sulmi të fortë kibernetik do shumë kohë, pasi sipas tyre është shumë kompleks.

Shumë agjenci në SHBA dyshojnë se qeveria ruse është përgjegjëse, por kjo e fundit i ka mohuar pretendimet dhe ka deklaruar se kërkon vetëm paqe e jo luftë.

Nga ana tjetër Agjencia e Sigurisë Kiberntetike në një deklaratë bëri me dije të gjitha faqet që kanë qenë pjesë e sulmit kibernetik kanë qenë në një kërcënim të vazhdueshëm që në Mars të vitit 2020.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden i cili tha se  administrata e tij do forconte sigurinë kibernetike, pasi e ne një ndër pasuritë e tij./tvklan.al