Pa kaluar 24 orë nga sulmi me antitank ndaj Kuvendit të Kosovës, kanë dalë edhe ata që kanë marrë përsipër këtë akt. Në mediat e Kosovës ka shkuar një email, nga dërguesi “Rugovasit-Rugovasit” ku theksohet se ata marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj godinës së Kuvendit.

Sipas këtij emaili, i cili është i pakonfirmuar zyrtarisht thuhet se, “Ne banorët e Rugovës kemi ditur të derdhim gjak kurdo që është kërkuar për vendin”.

Emaili-n i plotë origjinal

Ne Banoret e Rugoves kem dite me derdh gjak kurdoher qe esht lyp me i mbrojt tokat tana.

Rugova nuk ka bjeshk me i dhan Malit te zi. Sulmi qe i kem ba kuvendit asht veq paralajmerim per qeverine qe mos mi shite tokat e Kosoves. 

Rugova si e ka mbrojt gjithher me pushk, prap do ta mbroj token e vet. I bajm lutje qeverise mos mi kalu demarkacionin se perndrysh ka me na detyru me ba sulme edhe ma te medha. /tvklan.al

auto_EMAILI1470399595