Yuriy Glodan, humbi bashkëshorten, vajzën 3-muajshe dhe vjehrrën në një sulm me raketa në Odesa të Ukrainës. Glodan thotë për CNN se ishte në një dyqan ushqimor kur dëgjoi një shpërthim.

“Ndjeva menjëherë se diçka e keqe kishte ndodhur. Unë u përpoqa të telefonoja bashkëshorten time. Ajo nuk u përgjigj”, tregon ai.

Kur mbërriti në banesën e tij, e cila ishte goditur, ai dhe një kalimtar i rastit u përpoqën menjëherë të kërkonin nën rrënoja. Më pas u bashkua dhe stafi i kërkim-shpëtimit, të cilët gjetën trupat e pajetë të gruas së Glodan dhe nënës së saj.

Punonjësit e kërkim-shpëtimit i thanë të largohej nga vendi i ngjarjes sepse kishin frikë nga shembja e ndërtesës, por ai nuk do të largohej derisa të gjente trupin e vajzës së tij të vogël.

“Është e vështirë të jetosh me këtë dhimbje. Familja ime ishte e gjithë jeta ime. Kam jetuar për hir të tyre. Kur erdhi në jetë fëmija im, kuptova kuptimin e jetës,” tha ai mes dhimbjes./tvklan.al