Izraeli ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod pas sulmeve me raketa të ndodhura një natë më parë nga Palestina. Dje konflikti mes Izraelit e Palestinës u intensifikua dhe mes dy vendeve u lëshua një shi raketash, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta.

Militantët palestinezë lëshuan qindra raketa në Izrael, ndërsa ky i fundit u kundërpërgjigj duke kryer sulme të mëdha ajrore në Gaza. Deri tani bëhet me dije se kanë vdekur 40 civilë dhe qindra të tjerë janë të plagosur.

Makinë e shkatëruar nga sulmi në Izrael

Ushtria izraelite ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit janë hedhur mbi 1 mijë raketa nga Palestina dhe konfliktet janë përshkallëzuar shumë.

Nga ana tjetër palestinezët kanë deklaruar se synojnë qytetin Tel Aviv, si një përgjigje për sulmin ajror kundër tyre që u krye nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Tashmë kur konflikti po vijon prej disa ditësh, numri i viktimave po rritet dhe lagje të tëra janë shkatërruar nga sulmet ajrore me raketa./tvklan.al