Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti, ka dhënë detaje rreth sulmit me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Deçan dhe humbën jetën 2 nxënës dhe shoferi i autobusit.

Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, Mehmeti është shprehur se janë më shumë se dy pista në të cilët po hetohet për zbardhjen e krimit të rëndë.

Ai u shpreh se janë marrë në pyetje personat që mund të keni dijeni për ngjarjen dhe mund të ndihmojnë policinë në zgjedhjen e ngjarjes, por ashtu kanë nisur aksionet që mund të çojnë në kapjen e autorit.

Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare. Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë”, deklaroi drejtori i policisë.

Krimi i rëndë ndodhi një natë më parë, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë drejt një autobusi me nxënës dhe si pasojë e plumbave humbën jetën 2 prej tyre dhe shoferi./tvklan.al