Sulmi ndaj autobusit të nxënësve, Presidentja Osmani: Goditje ndaj rendit dhe sigurisë



Sulmi ndaj autobusit të nxënësve, Presidentja Osmani: Goditje ndaj rendit dhe sigurisë

21:49 26/11/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona, duke thënë se ky sulm është goditje ndaj rendit dhe sigurisë së Kosovës.

Kryetarja e shtetit të Kosovës ka shprehur ngushëllimet edhe për familjarët e viktimave si dhe uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin”, ka thënë Presidentja Osmani. /tvklan.al








Të ngjashme