Sulmi ndaj Capitol Hill, gjashtë fletëthirrje për aleatët e Trump


Sulmi ndaj Capitol Hill, gjashtë fletëthirrje për aleatët e Trump

23:49 12/11/2021

Një komitet i posaçëm në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, i cili po heton sulmin ndaj Capitol Hill në 6 Janarin e këtij viti, ka lëshuar gjashtë fletëthirrje të reja për bashkëpunëtorët e ish-presidentit Donald Trump. 

Gjatë sulmit, mbështetësit e Trump sulmuan policinë dhe Kongresin, në përpjekjen për të ndaluar numërimin e votave elektorale.

Personat që janë thirrur në komision akuzohen për përkrahje të dezinformatave në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA.

Mes bashkëpunëtorëve të Trump janë ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Flynn, menaxheri i fushatës së Trump në 2020-ën, Bill Stepien, ish-këshilltari i lartë Jason Miller, asistentja ekzekutive kombëtare e fushatës zgjedhore Angela Mçallum dhe avokati John Eastman.

Bashkëpunëtorëve të Trump u është kërkuar të dorëzojnë pasaportat dhe të jenë në gatishmëri për t’u paraqitur para komisionit që nga 30 Nëntori. Gjatë muajit të shkuar, ish-presidenti bëri të ditur se do të padiste trupën që po heton sulmin e 6 Janarit, me qëllim ndalimin e dorëzimit të pasaportave të aleatëve të tij dhe u kërkoi këtyre të fundit që të mos respektojnë fletëthirrjet.

Kryetari i komitetit, demokrati Bennie Thompson, tha se besnikët e Trump planifikuan mënyra për të ndaluar numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor, i krijuar në bazë të Kushtetutës së SHBA-së, është përgjegjës për zgjedhjen e Presidentit dhe zëvendëspresidentit.

Deri tani janë lëshuar 25 fletëthirrje dhe janë intervistuar mbi 150 dëshmitarë me dyer të mbyllura.

Klan News











Të ngjashme