Sulmi ndaj eskortës trondit vendin – TV KLAN

Sulmi ndaj eskortës trondit vendin

11 të vdekur në një pritë në Indi

Një sulm me armë në pritë ndaj një eskorte ka lënë 11 të vdekur në Indi këtë të martë. Në mesin e viktimave është edhe Tirong Aboh, ligjvënës i Partisë Kombëtare Popullore (NPP) nga Khonsa West të distriktit Arunachal Pradesh.

Sipas raportimeve të policisë, 11 persona, përfshirë ligjvënësin Tirong Aboh u zunë në pritë dhe u vranë mes Khonsa dhe Deomali nga militantë të armatosur”, tha Pema Khandu, zyrtar i lartë në Arunachal Pradesh, në një deklaratë të cituar nga “India Today”.

Policia tha se eskorta Aboh u sulmua rreth orës 11:30. Raportimet paraprake thonë se sulmi është kryer nga militantët separatistë të fraksionit Isak-Muivah.

Aboh kishte qenë në objektiv të sulmeve edhe më parë nga të njëjtët separatistë në vitin 2009 dhe 2014.

Burimet thonë se eskorta me 4 makina e ligjvënësit 45-vjeçar, e cila ishte nisur nga Assam për në Arunachal Pradesh u sulmua në një zonë me ullishte.

Mes viktimave është edhe i biri i Aboh, Longgem Aboh i cili po ngiste njërën prej makinave, 2 zyrtarë të sigurisë dhe persona të tjerë të afërt.

Ushtria dhe policia indiane ka nisur një operacion në rajon për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë autorët. /tvklan.al

 

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione