Ambasada amerikane në vendin tonë ka reaguar pas sulmit që u bë në banesën e gazetares Klodiana Lala.

Ambasada nxit autoritetet që të venë para përgjegjësisë autorët e ngjarjes. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë sulmin e gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Ne nxisim autoritetet shqiptare që të bëjnë një hetim tërësor dhe transparent për të nxjerrë autorët përpara drejtësisë. Si gazetare. Klodiana ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbulimin e reformës në drejtësi, çështjeve të gjyqësorit dhe veprimtarisë kriminale. Fakti që ajo u vu në shënjestër demostron rëndësinë e punës së saj- sjellja e së vërtetës tek populli shqiptar. Një media e pavarur është frymëmarrja e një demokracie të fortë. Akte frikacake si ky tregojnë se kriminelët kanë frikë sa më shumë që Shqipëria i afrohet një drejtësie të vërtetë”.

/tvklan.al