Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kosovë, ku mbetën të vrarë dy nxënës.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se autori i krimit meriton ndëshkim ekstrem të drejtësisë.

Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues”, shkruan Rama./tvklan.al