Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga sulmi i djeshëm i ISIS, mbi një autobuz pelegrinësh të sektit të krishterë kopt. Lajmi është bërë publik nga një burim pranë frontit egjiptian të sigurisë.

Në mesin e viktimave ndodheshin tre fëmijë të moshave, 8, 10 dhe 12 vjeç, si dhe 4 gra të moshave 16-25 vjeç. Gjatë momentit të sulmit, pelegrinët e krishterë po udhëtonin drejt një manastiri, i cili ndodhej në shkretëtirë.

/tvklan.al