Në datën 11 Prill në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të dëshmojnë katër oficerë policie të cilët u goditën me një mjet të blinduar në Shtator të vitit 2017 në hyrje të tregut Agro-Ushqimor në Elbasan.

Deklarime do të japë dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Gjergj Oshafi. Në seancën e kësaj të marte u lexua dhe kërkesa për gjykim. Sipas Prokurorisë, në makinën e blinduar që sulmoi efektivët ka qenë Enea Bekteshi dhe Suel Çela, ky i fundit ende në kërkim pasi nuk është ndaluar ende.

Të pandehur në këtë proces janë gjithesej tre persona dhe akuzohen për vrasje të punonjësit të policisë mbetur në tentativë.

Tv Klan