Sulmi i ndodhur në në stacionin qendror hekurudhor të Amsterdamit të premten, nga i cili mbetën të plagosur dy persona, thuhej se ishte i lidhur me terrorizmin.

Sipas BBC, burri, i cili është identifikuar nga mediat holandeze si Jawed S, u plagos nga policia pas incidentit.

Më herët ambasadori amerikan tha se dy të plagosurit ishin turistë amerikanë.

“Ne kemi informacione se të dy të plagosurit janë shtetas amerikanë dhe kemi kontaktuar me ta dhe me familjet e tyre”

, tha ambasada në një deklaratë të shtunën.

Autoritetet thanë:

“Pas një deklarate fillestare rezulton se burri kishte një motiv terrorist”.

Policia gjermane ka bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit. Një zëdhënës i policisë tha se i arrestuari me origjinë afgane nuk i njihte viktimat dhe nuk kishin qenë në shënjestrën e tij të sulmit. Sulmuesi dhe viktimat u dërguan në spital për t’u trajtuar. Stacioni Qendror në Amsterdam përdoret çdo ditë nga rreth 250,000 udhëtarë./tvklan.al