Nga ambientet e Presidencës, kreu i shtetit Bajram Begaj ka zhvilluar një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu për emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Presidenti u pyet më së shumti në lidhje me situatën në Kosovë sidomos pas sulmit në Banjskë. Kreu i shtetit tha se është në kontakt me të gjitha autoritetet e Kosovës.
Ai bëri me dije se ka folur me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe u ka ofruar atyre mbështetjen e Shqipërisë në çfarëdo rrethane.
Blendi Fevziu: A keni kontaktuiar me autoritetet kryesore të Kosovës gjatë kësaj jave? Dhjetë ditësh?
Presidenti i Republikës: Patjetër që jam në kontakt me të gjitha autoritetet e Kosovës.
Blendi Fevziu: Edhe me Kryeministrin Kurti?
Presidenti i Republikës: Patjetër që po, kam kontaktuar me Presidenten e Kosovës, Zonjën Vjosa Osmani, me kryeministrit Zotin Kurti ku i kam ofruar mbështetjen e Shqipërisë.
Blendi Fevziu: Pra kanë qenë komunikime të drejtëpërdrejta. Cili ka qenë reagimi i tyre?
Presidenti i Republikës: Kuptohet që në këtë ditë ne duhet të jemi bashkë, dhe të gjithë shqiptarët janë bashkë.
Blendi Fevziu: Ju e keni në një farë mënyre edhe detyrim si kreu i shtetit në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, atë që quhet angazhimi edhe për shqiptarët kudo që janë në botë. Padyshim që shqiptarët e Kosovës janë pjesa më tërësore e shqiptarëve jshtë kufijve të Shqipërisë. A ka pasur ndonjë ofertë konkrete apo çdo gje ka qënë në kuadrin e komunikimit dhe shprehjes së gadishmërisë?
Presidenti i Republikës: Ka qenë një ofertë e cila është bërë në mënyrë konkrete, e bazuar në detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës, kështu që i kam ofruar mbështetjen e Shqipërisë, në çfarëdo rrethane Kosovës.
Pyetjes nëse ka një ftohje mes marrëdhënieve të Kosovës dhe Shqipërisë, Begaj u përgjigj: Nuk mendoj se është realisht kështu, mendoj se komunikimi është dhe komunikimi mes dy qeverive apo dy drejtuesve të qeverive është./tvklan.al