Sulmi në Deçan, policia po heton tre pista


Sulmi në Deçan, policia po heton tre pista

15:48 27/11/2021

Ende po qëndron në vendin e  ngjarjes autobusi ndaj të cilit është qëlluar mbrëmë nga një person i maskuar ku 3 persona mbetën të vdekur e 1 i plagosur. Prokuroria e Policia vazhdojnë hetimet, për të zbuluar autorin e ngjarjes së rëndë. Por gjatë ditës reshjet e dendura të shiut jua kanë vështirësuar punën. Sipas prokurorisë deri më tash janë intervistuar shumë persona dhe bastitje gjatë mëngjesit, por nuk është gjetur ndonjë provë në drejtim të identifikimit të të dyshuarit.

Në Gllogjan, familjarët kanë haur dyert për të pritur për ngushëllime për dy nxënësit që humbën jetën mbrëmë nga ky fshat, ndërsa dyert për ngushëllie janë hapur edhe në familjen e shoferit të autobusit. 

Edhe familjarët thonë të mos kenë ndonjë person të dyshuar me të cilin mund të kenë pasur konflikt të mëhershëm. 

Mbrëmë derisa autobusi derisa po barte nxënësit e shkollës së mesme ndërsa po ktheheshin nga mësimi është sulmuar nga një person ku mbeten të vrarë 3 qytetarë e një i plagosur. Në autobus gjendeshin 8 nxënës.

Tv Klan








Të ngjashme