Policia nuk dyshon se pas ngjarjes së rëndë në stacionin qëndror të Hamburgut ku mbetën të plagosur 18 persona, fshihen motive politike.

Katër nga 18 të plagosurit janë në gjendje kritike, gjashtë prej tyre kanë pësuar lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje bëhet e ditur se një grua 39-vjeçare është arrestuar nga policia dhe dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë e shtruar në një spital psikiatrik.

Nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë gruaja ka vepruar e vetme dhe mësohet se i ka qëlluar me thikë rastësisht udhëtarët që prisnin. Ndërhyrja e policisë ka qenë ë menjëhershme dhe gjatë momentit të arrestimit 39-vjeçarja nuk ka bërë rezistencë.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se ngjarja ishte tronditëse dhe falënderoi shërbimet e emergjencës në terren për “ndihmën e tyre të shpejtë”.

Stacioni Qendror i Hamburgut është një nga qendrat më të ngarkuara të transportit në Gjermani, me më shumë se 550,000 udhëtarë në ditë.

Klan News