Një burrë dhe një grua janë arrestuar ditën e sotme në Nice, si të dyshuar në lidhje me sulmin e tmerrshëm të bërë më datë 14 Korrik, ku 84 persona u vranë nga një burrë me kombësi tuniziane.

Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, përdori një kamion të tonazhit të rëndë, duke hyrë me shpejtësi mes trumës së njerëzve dhe duke shkaktuar kaos tek njerëzit që kishin dalë për të festuar ditën e Pavarësisë në Francë.

Arrestimi i këtyre dy personave e çon në 6 numrin e të ndaluarve, pas sulmit të së enjtes në mbrëmje.

Shoferi i kamioni i qëllua për vdekja nga policia gjatë kohës, kur ai u fut mes turmës në bulevardin Promenade des Anglais./tvklan.al