Sulmi në Vienë, pezullohet shefi i antiterrorit

Sulmi në Vienë, pezullohet shefi i antiterrorit

23:32 06/11/2020

Sulmi terrorist që tronditi të hënën Austrinë, po vijon të krijojë trazira në vend. Hetimet po zbulojnë gabimet e inteligjencës, pasi nuk shmangën dot sulmin terrorist.

Sot mësohet se hetimet kanë zbuluar gabime të agjencisë së antiterrorit dhe kanë pezulluar drejtuesin e këtij institucioni.

Mediat ndërkombëtare duke cituar policinë raportojnë se Erich Zwettler është pezulluar pas kërkesës së tij.

Tashmë është publikuar fakti se Austria ishte paralajmëruam që në korrik se i dyshuari ishte përpjekur të blinte municion në Sllovaki.

Po ashtu është se terroristi është takuar me dy persona në Gjermani, të cilët janë marrë nën vëzhgim.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, duke folur për hetimet thotë se në të shkuarën janë bërë gabime të patolerueshme./tvklan.al





Të ngjashme