SHBA 820 milionë Dollarë ndihmë ushtarake shtesë Ukrainës

Shpërthime të shumta janë dëgjuar këtë të shtunë në Mikolaiv një ditë pasi sulmi rus në Odesa  vrau të paktën 21 persona. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se sulmet ajrore janë dëgjuar në të gjithë qytetin.

Teksa dy ditë më parë Rusia raportoi se forcat e saj janë tërhequr nga Ishulli i Gjarpërinjve, e vërteta duket se nuk është kështu. Këto pamje dëshmojnë sulmin ajror rus sërish në këtë ishull.

Ndërkohë Pentagoni në SHBA njoftoi këtë të premte se do të dërgojë në Ukrainë armë dhe municione shtesë me vlerë rreth 820 milionë Dollarë.

Në këtë paketë përfshihen municione, fishekë si dhe dy sisteme të mbrojtjes ajrore “NASAMS”, të cilët janë raketahedhës me bazë tokësore për raketat me rreze të shkurtër veprimi dhe ato me rreze të mesme.

Tv Klan