Presidenti Ilir Meta shprehet i tronditur për sulmin terrorist në Francë. Në një reagim në mediat sociale, Meta i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe dënon me forcë këtë sulm.

Po ashtu thotë se është krah autoriteteve franceze në përballje me këto akte të rënda që synojnë të mbjellin frikë e terror.

“Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror. 🇦🇱🤝🇫🇷”, shkruan kreu i shtetit.

Ky reagim i Metës vjen pas sulmit në Nice, ku një person vrau tre veta dhe plagoi disa të tjerë në afërsi të një kishe./tvklan.al