Një 36-vjeçar nga Algjeria është arrestuar sot në Itali. Prangosja e tij është bërë në Bari, pasi akuzohet se ka përkrahur grupin terrorist që kreu sulmin me 130 viktima në Paris në vitin 2015.

Reuters bën me dije se 36-vjeçari akuzohet se kishte siguruar dokumente të falsifikuara për personat e armatosur dhe bombarduesit që sulmuan sallën e koncertit Bataclan, restorantet dhe afërsinë e stadiumit “Stade de France”.

Në këtë sulm humbën jetën 130 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, konsiderohet si më vdekjeprurësi që nga  në Lufta e Dytë Botërore. Pritet që policia të japë detaje në orët në vijim pasi është paralajmëruar se do të ketë një konferencë për mediat.

Sulmi terrorist në vitin 2015 tronditi të gjithë botën dhe shumë ishin të frikësuar se ngjarje të tilla mund të përsëriteshin.

Lidhur me këtë sulm masiv janë disa persona të dënuar./tvklan.al