Policia në Gjermani ka zhvilluar kontrolle në banesat e 4 personave, të cilat dyshohet se janë lidhje me një prej terroristëve që kreu sulmin në Austri.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 4 personat e kontrolluar nuk cilësohen si të dyshuar për pjesëmarrje në sulm, por ata kanë pasur kontakte me terroristët dhe ishin takuar pak kohë më parë me të.

Ndërkohë mësohet se autoritetet në Austri po mbajnë në vëzhgim disa të dyshuar dhe hetimet janë shtrirë tashmë dhe në Zvicër. Policia në Austri po përpiqet të gjurmojnë kontaktet e vrasësit 20-vjeçar, që ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Sulmi terrorit në Vienë ndodhi të hënën në mbrëmje, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 23 të tjerë u plagosën./tvklan.al