Ekzekutohet një nga autorët, shqiptar nga Struga

Kjo video tregon momentet e vrasjes së një kalimtari, gjatë sulmit terrorist natën e të hënës në Vjenë, që i mori jetën 5 personave dhe plagosi 16 të tjerë.

Autor i sulmit është Kujtim Fejzullai, një 20-vjeçari shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut por i lindur në Vjenë. Ai qëlloi me kallashnikov ndaj personave të pranishëm në rrugicat pranë qendrës së kryeqytetit austriak rreth orës 8 të darkës. Autoritetet thanë se ai mbante edhe thika dhe një brez me eksploziv. Ai u qëllua për vdekje nga policia.

Mes viktimave të tij është edhe një tjetër shqiptar nga Struga e Maqedonisë së Veriut. Në kërkim nga policia për terrorizëm janë edhe tre shqiptarë, 2 të tjerë nga Maqedonia e Veriut me origjinë shqiptare. Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për shtetasit Argjend Ganiji dhe Uzeir Avdili. Ndërkohë mediat austriake raportuan se në kërkim është një shtetas nga Kosova.

Në pranga deri tani janë vënë 14 të dyshuar për lidhje me celulat ekstremiste islamike. Megjithatë, ministri i brendshëm i Austrisë tha se 20-vjeçari verpoi i vetëm në sulmin tragjik të së hënës. Organizata terroriste Shteti Islamik pranoi publikisht se Kujtim Fejzullai ishte militant i kësaj organizate, duke publikuar edhe një video ku ai shfaqet duke shprehur në arabisht besnikërinë ndaj liderit të tyre, Al Kuraishi

Kujtim Fejzullai nuk ishte i panjohur për drejtësinë vendase. Në 25 Prill të vitit të kaluar, ai ishte dënuar me 22 muaj burg për tentativë për t’ju bashkuar terroristëve të Shtetit Islamik në Siri, por kishte përfituar liri me kusht më 5 Dhjetor. Sipas mediave, ai e kishte paralajmëruar sulmin që të hënën permes rrjeteve sociale.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shprehën solidaritetin me qeverinë dhe popullin austriak në këtë betejë për lirinë dhe mbrojtjen e vlerave demokratike. Ngjarja vjen vetëm një javë pas sulmit terrorist me thika në Nisë ku u vranë 3 persona.

Tv Klan