Dy shqiptarë janë sulmuar me armë në Athinë ditën e djeshme në lagjen Ambelokipi. Sipas mediave greke, kanë qenë dy persona me motor që qëlluan me armë në drejtim të dy shqiptarëve të cilët po udhëtonin me makinë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet pasi ishte me kokore. Shtypi grek shkruan se njëri prej dy shqiptarëve është biznesmen dhe zotëron një lokal në kryeqytet. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje.

/tvklan.al