Këto janë momentet tragjike kur një person i armatosur hap zjarr ndaj besimtarëve të një xhamie në Zelandën e Re.

Janë pamjet e një prej akteve më të rënda terroriste në histori me motive raciste, të ndodhura në dy xhami të Christchurch, me një bilanc tepër të rëndë 49 të vrarë e 48 të plagosur, të gjithë besimtarë myslimanë që kryenin ritualin e faljes.

Si autor i masakrës është identifikuar një 28-vjeçar, që në profilin e Facebook-ut ku e transmetonte drejtpërdrejtë ngjarjen e xhiruar me kamerën e trupit mbante emrin Brenton Tarrantit. Në pamje publikoi edhe fytyrën e tij.

Policia e arrestoi teksa përpiqej të largohej nga xhamia Masid Al Nur.

“Kur nisën të shtënat njerëzit nisën të dilnin jashtë me vrap. Një person i armatosur hyri brenda dhe nisi të qëllonte pa mëshirë drejt njerëzve”,

tha një dëshmitar

.

Në xhaminë e parë Brendon vrau 41 besimtarë nga 300 që faleshin në atë moment. 8 të tjerë i vrau 4 orë më vonë në xhaminë Masxhid. Policia arrestoi 3 të dyshuar të tjerë si bashkëpunëtorë të tij, mes të cilëve një grua dhe një shtetas australian.

“Mbante helmetë, syze, veshje ushtarake dhe qëllonte me mitraloz”,

tregon një tjetër dëshmitar

.

Dy masakrat ndodhën në një hark kohor prej rreth 4 orësh. Policia zbuloi dhe çaktivizoi bomba të vendosura në automjetet e të dyshuarve. Bëhet fjalë për një sulm të mirëplanifikuar, sipas Kryeministres së Zelandës së Re.

“Dënoj në mënyrën më të fortë ideologjinë e njerëzve që e bënë këtë. Zelanda e Re nuk duhet të gjunjëzohet nga këto sulme”,

 tha ajo

.

Mediat shkruajnë se autorët ishin pjesë e një organizate të ekstremit të djathtë dhe pak ditë më parë kishte publikuar manifestin e tij me 28 faqe, ku shprehte urrejtjen kundër emigrantëve nga vendet myslimane. Mes armëve të sekuestruara në masakër është edhe ky automatik, që mban mbishkrimin Skanderbeg.

Tv Klan