I dyshuari ish-nënkryetari i komunës mohon se ka gisht me ngjarjen

Dy policë janë plagosur dje në mbrëmje në Skenderaj të Kosovës. Policia e Kosovës në një njoftim për median bën të ditur se rreth orës 24:00 gjatë një pike kontrolli në Skenderaj janë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Njëri i plagosur me armë zjarri në këmbë, kurset polici tjetër është lënduar nga mjetet e forta, që të dy janë jashtë rreziku për jetën. Sipas policisë deri tani për këtë ngjarje dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Një nga emrat e ndaluar si i përfshirë ishte ai i ish-nënkryetarit të kësaj komune, Nuredin Lushtaku së bashku me djemtë dhe vëllezërit e tij. Avokati i Lushtakut  ka mohuar lidhjen me këtë incident dhe konfirmuar klienti i tij është liruar pasi ndodhej në polici për t’u pyetur për ngjarjen.

Tv Klan