Persona të armatosur kanë sulmuar disa kamionë që transportonin uranium drejt një centrali bërthmor pranë qytetit të Rio de Janeiro në Brazil. Kamionët transportues u sulmuan pasi kaluan në një zonë që kontrollohet nga trafikantë të drogës.

Eskorta e policisë që shoqëronte kamionët e mbushur me karburant uraniumi u kundërpërgjigj me armë ndaj sulmuesve. Nga shkëmbi i zjarrit nuk pati asnjë të plagosur. Asnjë person nuk është arrestuar gjithashtu. Kamionët mbërritën në centralin bërthamor rreth 20 minuta me vonesë pas sulmit.

Uraniumi po transportohej në konteinerë të blinduar në gjendje natyrale dhe nuk kishte rrezik për shkak se kishte të njëjtin nivel radioaktiviteti që gjendet në natyrë.

Sulmi me armë në autostradën Rio – Santos është i fundit i një seri incidentesh të dhunshme në këtë zonë të populluar nga turistët. Në vitin 2017, një turiste britanike u plagos pasi u qëllua me armë sepse drejtoi automjetin gabimisht në një zonë të kontrolluar nga bandat e drogës.

/tvklan.al